Tuesday, 3. March 2026
Sport

Përzgjidhet si më i mirë i vitit 2023

GS 11/01/2024 1 Min. Lesezeit

Legia e Varshavës ka publikuar përmes faqes zyrtare në ‘web’ rezultatet e votimeve të tifozëve sa i përket katëgorisë ‘Më të mirët e vitit 2023’.

Në listën e fituesëve gjendet edhe emri i Ernest Muçit.

Tifozët e Legias së Varshavës kanë votuar golin e tij si më të bukurin për vitin 2023.

Bëhet fjalë për golin që sulmuesi shqiptar i shënoi Aston Vilës në Europë, në ndeshjen e cila u luajt në Angli.

Ish-lojtari i Tiranës goditi me mjaft klas me të djathtën e tij në hyrje të zonës dhe e ndali topin në trekëndësh.

Një ekzekutim i përsosur, që ka marrë edhe pëlqimin e tifozëve të Legias së Varshavës për të përzgjedhur më të mirin e vitit që lamë pas.

Teilen: