Sunday, 10. May 2026
Sport

Pesë debutime në radhët e Partizanit

GS 12/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ndoshta nuk rezultoi ndeshja perfekte dhe një ditë që do të duan ta mbajnë mend, por e djeshmja ishte ditë debutimesh te Partizani. Plot katër lojtarë zhvilluan ndeshjen e parë zyrtare si lojtarë të Partizanit.

Talenti Rifa e nisi si titullar dhe u bë një nga lojtarët më të rinj që luan në ndeshje zyrtare me nënkampionët, teksa Piloto, Zguro dhe Zeka u aktivizuan nga stoli, por pa mundur që të lënë shenjë në këtë sfidë të parë me fanellën e kuqe.

Nga ana tjetër, Altin Bytyçi gjithashtu zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare që nga muaji nëntor i vitit 2023, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

Pas largimit të Eljon Sotës, rikthimi i tij duket si një blerje në kampin e kuq.

Teilen: