Napoli i rrëmben tre pikë Atalantës në Bergamo duke e mposhtur me rezultat 3:2.
Futbollisti Berat Gjimshiti është paraqitur nga minuta e parë për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të.
Amir Rrahmani, kapiten i kombëtares së Kosovës, si zakonisht u paraqit nga minuta e parë për Napolin.
Për Atalantën shënuan Retegui (16′) e Lookman (56′) dhe për Napolin Politano (27′), McTominay (40′) e Lukaku (78’).
Pas javës së 21-të në Serie A, Napoli kryeson me 50 pikë, ka dy ndeshje më shumë e 6 pikë se Interi në pozitën e dytë.
Atalanta renditet në vend të tretë me 43 pikë.