• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pesë lojtarë të dalë nga futbolli i Kosovës pjesë e listës së Shqipërisë për Euro 2024

27/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sylvinho ka publikuar listën me 27 futbollistë të ftuar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Nuk kanë munguar befasitë në këtë listë, si për disa lojtarë që mungojnë ashtu edhe për rikthime të rëndësishme dhe lojtarë që janë ftuar për herë të parë.

Nga 27 futbollistë të ftuar, tetë futbollistë janë nga Kosova, një nga Lugina e Preshevës si dhe katër të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

Interesant është fakti se pesë futbollistë nga kjo listë kanë filluar karrierën në futbollin kosovar, duke luajtur në Superligë para se të vazhdojnë karrierën në Evropë.

I pari është portieri Etrit Berisha, që e ka nisur karrierën te skuadra nga kryeqyteti kosovar 2 Korriku.

Në futbollin kosovar e ka nisur karrierën edhe Ardian Ismajli që ka luajtur për 2 Korrikun dhe Prishtinën.

Ndërkohë në mesfushë është Ylber Ramadani që ka luajtur për Ferizajn, Prishtinën dhe Dritën.

Nuk mungojnë edhe në repartin ofensivë dy emra që kanë nisur karrierën në futbollin kosovar.

Arbër Hoxha ka luajtur për Istogun, Prishtinën dhe Ballkanin, derisa gjilanasi Mirlind Daku ka bërë karrierë te Hajvalia, Llapi dhe Ballkani.

Nga 27 futbollistë, pesë prej tyre kanë dalë nga futbolli kosovar dhe tani kërkojnë shkëlqimin me fanellën kuqezi në Euro 2024. /Telegrafi/

Next Post

Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rydiger jep komentet për finalen: Këtu kam më shumë presion se kur luaja me Çelsin, nuk do e nënvlersojmë Dortmundin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.