Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të zbresë në fushë në fundjavë për të luajtur ndeshjet e javës së 25-të. 12 ekipe do të kërkojnë 3 pikët që janë shumë të vlefshme për objektivat e tyre nnë këtë fazë të kampionatit.
5 sfida do të luhen ditën e shtunë dhe 1 ndeshje do të zhvillohet të dielën.
Më 16 mars në orën 14:00 do të startojnë Bylis-Besa e Kavajës, Flamurtari-Lushnja, Tomori-Luzi dhe Vora-Kastrioti.
Ndërkohë në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”, ku Elbasani do të presë Burrelin.
Nga krahu tjetër ndeshja e fundit e kësaj javedo të luhet ditën e dielë në orën 14:00. Apolonia do të presë në shtëpi skuadrën e Korabit dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e “Play-Off”.