• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pesë turne dhe 22 titullarë, tek Interi rrotacioni është në modë

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Koncepti është i qartë, në fund të fundit ajo fjali: “Dua një ekip edhe më të egër” nga Simone Inzagi një ditë para grumbullimit vlen më shumë sesa një manifest programor.interInteri dëshiron të shkojë përtej vetvetes. Dhe për ta bërë këtë duhet të ndryshojë, duhet të rrisë shpejtësinë e motorit, të modifikojë diçka që ka funksionuar shumë mirë. Sepse objektivi, përveç ndjekjes logjike të një titulli të dytë në Itali, është Europa. Nuk do të thotë të fitosh, por sigurisht nuk do të thotë as të vendosësh në plan të dytë Ligën e Kampionëve. Nuk është mister të thuhet se pronësia e re, “Oaktree,” i kushton vëmendje të veçantë shikueshmërisë që mund të ofrojnë duelet ndërkombëtare.

Nuk është vetëm një fakt i lidhur me arkëtimet, por është rezultat i një logjike që do që zhvillimi i markës dhe të gjitha aktivitetet e mundshme tregtare të jenë në krye. Dhe askush më mirë se Liga e Kampionëve – apo si Kupa e Botës për klube në verën e ardhshme – nuk mund të garantojë këtë trampolinë.

KONKURRENCË – Koncepti u kuptua nga të gjithë zikaltrit në qendrën stërvitore. Dhe normalisht nga drejtuesit e nga vetë Inzagi. Edhe pas këtij arsyetimi po lind një Inter që nuk ka qenë kurrë kështu. Janë të paktën tri role, krahasuar me sezonin e kaluar, në të cilin titullarët kanë një alternativë më se të vlefshme pas tyre: Martinez me Zomer, Zielinski me Mkhitarian, Taremi me Turam. Dhe kësaj tresheje duhet t’i shtohet të paktën një lojtar i katërt, Fratezi, i cili vitin e kaluar ishte pjesë e një rotacioni në kampionat. Sepse një vit më parë klibi kishte në mendje “fiksimin” e yllit të dytë, një objektiv i deklaruar praktikisht nga të gjithë që në ditën e parë. Dhe kjo në mënyrë të pashmangshme e bëri trajnerin të bënte zgjedhje në favor të Serisë A, edhe me koston e kompletimit të një grupi të Ligës së Kampioneve, duke rreshtuar shpesh alternativat. Sivjet ky aspekt do të ndryshojë. E thotë logjika, procesi i rritjes, ndërtimi i ekipit.

DY ARSYE – Do të ndryshojë Inter dhe Inzagi ka dalë garant. Do të shohim një skuadër ndryshe. Në sezonin e fundit ishin 10 lojtarë që i kaluan dy mijë minutat vetëm në kampionat. Njësoj si Juventusi, i cili nuk kishte kupat për të konkurruar dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë arsye për “rrotacione”. Dhe më shumë se Milani madje, i cili kishte vetëm një lojtar mbi 2800 minuta kundër tre të Inzagit. Interi nuk mund të përballojë një ritëm të ngjashëm sezonin e ri. Për dy arsye. E para është e natyrës fizike: për të menaxhuar një fazë të parë të kampionëve më të gjatë, për të arritur të freskët në raundet e eliminimit direkt të Champions-it dhe aq më tepër nga këndvështrimi i Kupës së Botës për Klube, do të jetë e nevojshme të menaxhohet minutazhi. Dhe prandaj “përdorimi” i kampionatit ku do të ketë më shumë hapësirë për të gjithë të ashtuquajturit “rezervistë”.

PO ASLLANI? – Blerjet e Taremit dhe Zielisnki mbi të gjitha garantojnë një nivel besueshmërie që një vit më parë Sançez (dhe as Arnautoviç) në sulm, dhe Klasen/ Sensi në mesfushë ishin në gjendje të ofronin. Arsyeja e dytë, dhe këtu vjen detyra e Inzagit, është gjithashtu të marrë parasysh bilancin e dhomave të zhveshjes. Për të qenë të qartë: do të ishte e pamundur t’i shpjegosh Fratezit një sezon tjetër si ai i kaluari. Dhe do të ishte e vështirë të bëhej edhe me Bisekunn apo Asllanin, të cilët u rritën pas titullarë dhe tashmë janë të etur për vitrinë. Rroftë rrotacioni pra, zgjedhje dhe njëkohësisht nevojë. Për të fituar sërish Inzagit do t’i duhen të gjithë. Për të bërë rrugën e tyre në Europë, aq më tepër. Është misioni i sezonit të ri: një Inter më i egër, në fakt.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA e gjobiti Boracin e Banja Llukës për thirrjen “Kosova është Serbi”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.