• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pesëshja e afrimeve të Realit, ja kush janë lojtarët që zgjodhën “los blancos” dhe lanë thatë Barcelonën

11/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk mund t’i thuash jo Madridit”. Këto fjalë tashmë janë kthyer në një thënie popullore, rezultat i përditshmërisë. Që nga afrimi i famshëm i Nejmarit nga Barcelona, në të gjitha lëvizjet e tjera ku janë përfshirë dy gjigantët e futbollit spanjoll, Reali i Madridit ka arritur të fitojë të gjitha duelet në merkato me Barcelonën.

4546545

Arda Gyler, xhevahiri turk, i është bashkuar listës së emrave më të fundit që klubi madrilen, qoftë për shkak të një projekti sportiv, për arsye ekonomike apo thjesht me vullnetin e lojtarit, ka arritur t’i heqë rivalit të tij më të madh. Telenovela “Gyler” ka qenë e shpejtë, por intensive.

Në fillim gjithçka tregonte se ai do të bashkohej me Barcelonën. Roli i Dekos në operacion dukej vendimtar, por Madridi nuk u dorëzua dhe në fund parakaloi Barçën në finish. “Sapo Reali i Madridit hyri në ekuacion, unë ndalova së dëgjuari pjesën tjetër të ofertave”, siguroi turku në konferencën për shtyp gjatë prezantimit.

Që nga Nejmar, Florentino Perez nuk ka humbur asnjë lojtar në garën me Barcelonën. Në vitin 2014, Marko Asensio nga Majorka ishte protagonist. Disa klube po garonin për të, duke përfshirë Madridin dhe Barcelonën. Ekipi katalanas hezitoi të ofronte çmimin që kërkoi Majorka dhe në mes të kësaj pavendosmërie, Reali nxitoi për ta bërë të vetin për 3.9 milionë euro.

Më pas lufta në treg u zhvendos në Brazil. Aty, mes magjive të rrugëve dhe favelave, dy të rinj që kishin magjepsur një vend të tërë, hodhën hapat e parë. Një nga Flamengo dhe një tjetër nga Santos. Njëri Vinicius, tjetri Rodrigo.

Njerëzit pyesnin se cili do të ishte më mirë dhe do të bëhej Nejmari i ri, por ata e kishin të qartë se të dy ishin gati të bënin hapin drejt Europës. Në garën e ethshme Real-Barcelona, në fund triumfoi Reali.

“Përfaqësuesi im më tha se kishte oferta nga Madridi dhe Barcelona. Unë i thashë se do të shkojmë te klubi më i mirë në botë”, do të deklaronte Vinicius më vonë. Për të kompletuar “manitën” e Realit, dy emrat e fundit që shpërfillën Barcelonë për t’iu bashkuar “los blancos” ishin Endrik dhe Arda Gyler.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Loftus-Cheek konfirmon ardhjen e Pulisic te Milan: Do bëjë gjëra të mira këtu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.