Ertian Kofsha përfundon Kampionatin Botëror të të rriturve me një rekord Europian për të rritur në stilin e shkëputjes në peshën deri në 94 kilogram. Gjithçka ka ndodhur në Fjorde të Norvegjisë, ndërsa Kofsha ishte në Baterinë C.
Me një ngritje spektakolare prej 161 kg në shkëputje, sportisti shqiptar Ertjan Kofsha ka thyer rekordin europian në kategorinë deri në 94 kilogramë, gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rritur që po zhvillohet në Forde, Norvegji.
Ky rezultat historik tregon talentin, punën dhe përkushtimin e një kampioni të ri që po ngjitet fuqishëm në majat e peshëngritjes botërore.
Në stilin e shtytjes Kofsha nuk ka kaluar me sukses asnjë provë dhe për rrjedhojë nuk është kualifikuar në dygarësh.