Thursday, 28. May 2026
Sport

Peshëngritje/ Medalje ari dhe argjendi për Shqipërinë, Ertjan Kofsha shpallet nënkampion Europe

GS 01/11/2024 1 Min. Lesezeit

Peshëngritja vazhdon t’i dhurojë medalje Shqipërisë. Ertjan Kofsha arriti të shpallej nënkampion i Europës, në evenimentin që po zhvillohet në Poloni.

Ai fitoi një medalje të artë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 162 kilogramë.

Kampioni kuqezi mori medalje argjendi në shtytje, me 192 kilogramë, vetëm një më pak se kampioni i Europës.

Me 354 kilogramë në total, Ertjan Kofsha u pozicionua edhe i dyti në dygarësh dhe nënkampion i Europës në eventin e moshës deri në 23 vjeç.

Teilen: