• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pësoi arrest kardiak në fushë, mesfushori i Fiorentinës do të operohet sot

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, do të hyjë një operacion të martën për të vendosur një defibrilator të brendshëm të heqshëm, pas një arresti kardiak që pësoi gjatë ndeshjes së Serie A kundër Interit javën e kaluar, raporton Sky Sport Italia dhe media të tjera italiane.

22 vjeçari, do të operohet në spitalin Careggi në Firence, ku do të i vendoset pajisja si pjesë e protokollit që do të çojë në largimin e tij nga spitali.

Sipas raporteve të ditës së hënë, ai pritet të lirohet nga spitali mes datave 12 dhe 14 dhjetor, pra deri në fund të javës.

Defibrilatori i brendshëm është i heqshëm, që do të thotë se Bove mund ta mbajë atë përkohësisht dhe më pas të vendosë, në marrëveshje me mjekët e tij, nëse do të vazhdojë ta mbajë për një periudhë më të gjatë ose ta heqë atë më vonë.

Incidenti ndodhi më 1 dhjetor, kur Bove ra pa ndjenja në minutën e 17-të të ndeshjes kundër Interit në Firence.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e afërt në Careggi, ku u konfirmua se kishte pësuar një arrest kardiak.

Disa ditë pas ngjarjes, Bove ishte zgjuar, ndërsa u mbajt në kujdesin intenziv. Ai ka qëndruar në spital që nga ajo kohë, shkruan Football-italia.net.

Next Post

Champions League, Gjimshiti edhe një herë Reali, Xhaka pret Asllanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.