Sulmuesi polak, Arkadush Milik, pësoi një dëmtim në gju gjatë miqësores ndaj Ukrainës dhe iu desh të largohej nga loja pas vetëm pesë minutash. Nga dëmtimi, rezulton se Milik do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale duke humbur kështu çdo mundësi për të marrë pjesë në Euro 2024.
Bëhet me dije se lojtari do të rikthehet pranë klubit të Juventusit aty ku edhe do të ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor për t’iu nënshtruar më pas operacionit e për të nisur kështu procesin e rikuperimit.
PANORAMASPORT.AL