Skuadra italian Milan ka bërë të ditur se portieri Marco Sportiello preu plotësisht tendinën në dorë gjatë një aksidenti në dhomën e hotelit dhe iu nënshtrua një operacioni në Shtetet e Bashkuara.
32 vjeçari ishte gati të ishte zgjedhja e tyre e dytë pas Mike Maignan këtë sezon. Megjithatë, gjatë turneut para-sezonal në SHBA, ai pësoi një dëmtim të frikshëm në dhomën e tij të hotelit dhe dëmi i bërë ishte shumë më i madh se sa pritej.
Klubi lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se Sportiello pësoi dëmtim të plotë të tendinit fleksor në gishtin e mesëm në dorën e majtë. Është një dëmtim shumë i pazakontë dhe që duhej zgjidhur me një operacion të kryer nga një kirurg specialist në SHBA.
Ai do të kthehet në Itali në ditët në vijim për të nisur procesin e rehabilitimit, por nuk dihet se sa kohë do të jetë jashtë fushës. Milani është lidhur me nënshkrimin e një portieri të ri për ta mbuluar atë, duke përfshirë agjentin e lirë Loris Karius.
Seria A do të ishte ideale për ish-lojtarin e Liverpool dhe Neëcastle United, i cili është i martuar me prezantuesen sportive italiane të DAZN, Diletta Leotta.