• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pëson dy gola dhe merr dy kartonë të kuq, Gjilani mposhtet nga Ferizaj

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Raundi i nëntë i Superligës së Kosovës nisi me ndeshjen Gjilani – Ferizaj, e mbyll me fitoren 2-1 të mysafirëve.

Që në minutat e parë skuadra e Ferizajt tregoi se nuk kishte ardhur në Gjilan për shëtitje, duke rrezikuar portën e Kenan Haxhihamzës në disa raste.

Për golin e epërsisë u përkujdes Edon Sadriu, i cili në minutën e 15-të shënoi për rezultatin 1-0 pas një aksioni të bukur të ferizajasve.

Pak minuta para se gjyqtari të sinjalizonte për përfundimin e pjesës së parë, Ferizaj gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me anë të Abdul.

Avantazhi prej dy golave nuk e zmbrapsi aspak Ferizajn, që në minutën e 50-të tundi edhe një herë tjetër rrjetën me Edon Sadriun, por goli u anulua nga VAR-i për ndërhyrje të palejuar gjatë ndërtimit të aksionit.

Vendasit arritën që të shënonin me anë të Senad Jarovic në minutën e 71-të për rezultatin përfundimtar 2-1.

Të besuarit e Ardian Nuhiut e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Jamal Aragos dhe Besir Ramadanit.

Pas javës së nëntë Gjilani zbret në pozitën e tetë me nëntë pikë, teksa Ferizaj tashmë ka marrë vendin e shtatë me 10 pikë.

 

Next Post

Rikthehet Superiorja/ Tirana pret Dinamon në derbi, Vllaznia përballet me Laçin në transfertë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.