• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Pësonte 100 gola me Beneventon, Gasperini shndërroi Gjimshitin”, ish-lojtari i Interit merr shembull kapitenin kuqezi: Ishte zgjedhje e 6-të, por…

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithë Italia dhe Eu ropa janë ko shientë për aftësitë e trajnerit Xhampiero Gasperini i cili me Atalantën e tij ka krijuar një skuadër tmerrësisht të fortë e cila po konkurron për titullin kampion në Serinë A dhe me një formë shumë të mirë po shfaqet edhe në Ligën e Kampioneve. Kujtojmë që në muajin maj, bergamaskët ngritën lart edhe trofeun e Ligës së Europës, ku me shiritin në krahë, Kupa u çua lart nga Berat Gjimshiti.

gasperini gjimshiti

Janë shumë njerëzit që flasin për suksesin e Atalantës dhe një prej të cilëve ka lartësuar punën e Gasperinit është edhe ish-lojtari i Interit dhe Fiorentinës Daniele Adani i cili është mjaft aktiv në studiot televizive në Itali me analizën e tij. Adani ka marrë shembull rritjen që ka pësuar Berat Gjimshiti me Atalantën, duke thënë se dikur ishte mbrojtësi i gjashtë në listë dhe me Gasperinin ka arritur majat, duke nxjerrë në pah sesi është të krijosh një skuadër me kosto të ulët dhe kaq të suksesshme.

“Gjimshiti ka ngritur lart Ligën e Europës. E ka ngritur ai. Unë isha aty në Dublin. E ka ngritur ai, kuptuat! Gasperini, duhet të jetosh 100 vite. Trofeun e ngriti lart Gjimshiti sepse ai ka kuptuar se revolucioni i brendshëm ka nisur përmes sfidave, sesi mund të transformohet një lojtar i tillë dhe të bëhet fitues”, ishte ideja e Lele Adanit që me fjalët e tij ka lënë të kuptohet se cikli i Gasperinit tek Atalanta ka nisur me lojtarë jo të bujshëm në merkato, por me elementë që kanë qenë një sfidë më vete dhe për t’i kthyer këta lojtarë në fitues dhe për të marrë më të mirën me ta.

GJIMSHITI- Ish-lojtari i Interit e jep këtë shembull me Berat Gjimshitin, kapitenin e Kombëtares shqiptare i cili ngriti lart trofeun e Ligës së Europës, kur para disa vitesh, ishte një zgjedhje e gjashtë në mbrojtje. Për këtë, sipas Adanit, ka qenë puna e një trajneri si Gasperini që ka rritur Gjimshitin në këtë nivel: “Gjimshiti ishte mbrojtësi i gjashtë në radhë.

Nëse t’i e meriton, Gasperini ta jep. Duhet ta meritosh vendin, nuk të bën dhurata në karrierën tënde. Duhet ta pushtosh atë dhe të mahnitësh botën dhe të rishkruash historinë. Sepse kemi Kolashinac, Shalke, Arsenal, Marsejë apo jo? Karrierën po e bën në Bergamo. Po mahnit botën. Sepse e nisa me Gjimshitin që pësonte 100 gola kur luante me Beneventon dhe me Gasperinin shikojeni tani, dhe jo vetëm atij, por shumë lojtarëve, kjo është historia”, përfundon Adani në “Vivaelfutbol”.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Elbasani me rikthime dhe mungesa përballë Bylisit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.