• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pezullimi i Pogba, ja sa paguhet tashmë lojtari nga Juvja dhe pse bardhezinjtë nuk duan t’i prishin kontratën

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pol Pogba tani e ka të qartë se do të qëndrojë për shumë kohë larg fushave të lojës, pasi Testi B ka konfirmuar se ai kishte marrë substanca të palejuara para ndeshjes Udineze-Juventus në startin e kampionatit. Francezin e presin deri në 4 vite pezullim dhe te Juventusi kanë si opsion edhe prishjen e kontratës, që në fakt nuk u leverdis bardhezinjve.

pogba

Pezullimi i lojtarit për çështje të substancave të palejuara, bën që automatikisht rroga e tij prej 8 milionë eurosh neto në sezon plus 2 milionë euro bonuse, të kthehet në minimumin që përfitojnë nga kontrata kolektive të gjithë futbollistë e Serisë A. Shuma kalon direkt në vetëm 42744 euro në vit, për të cilën lojtari dhe stafi i tij nuk kanë shfaqur asnjë kundërshti, përkundrazi janë treguar menjëherë të gatshëm të firmosin dokumentacionin që nevojitet.

Juventusi ka mundësinë që të prishë kontratën me lojtarin nëse atij i jepet një dënim prej 6 muajsh apo më shumë, siç parashikohet në marrëveshjen e përbashkët mes palëve. Por palët nuk po nguten për ta bërë një gjë të tillë. Juventusi ka mundësinë edhe që të kërkojë dëmshpërblim për prishje imazhi dhe dëm sportiv, por edhe ky është një opsion të cilin në klubin bardhezi nuk e mendojnë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira që kanë me lojtarin.

Për më tepër, fale legjislacionit italian dhe të ashtuquajturit “Decreto Crescita” që i jepte mundësinë Juventusit që të paguante më pak taksa për rrogën e futbollistit francez, bardhezinjve nuk u intereson që të prishin marrëveshjen me Pogba. Ligji parashikon që nëse kontrata prishet para qershorit të vitit të ardhshëm, atëherë klubi bardhezi duhet ë paguajë një gjobë për të gjithë përfitimet e mesfushorit nga momenti i firmës. Me pak fjalë, Juventusit i intereson të mbajë nën kontratë “për numër” Pogba, të paktën deri në fund të sezonit, pasi del më i përfituar ekonomikisht duke paguar pak më shumë se 40 mijë euro, në vend që të paguaj disa qindra mijëra si taksa.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Malisheva transferon portierin turk

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.