Friday, 14. August 2026
Sport

Pezullohet transferimi i Frattesi nga Inter te Lazio, Lega nuk ka dhënë miratimin

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori duhej të largohej nga Milano mëngjesin e sotëm, por është ende në Appiano, për shkak të disa pengesave buroktratike.

Frenim i papritur në bisedimet mes Inter dhe Lazio për mesfushorin Davide Frattesi. Lojtari duhej të ishte larguar nga Milano sot në mëngjes, por Lega nuk ka dhënë “ok”-in për transferimin dhe për momentin lëvizja është pezulluar. Frattesi ndodhet ende në Appiano dhe pret, por aktualisht gjithçka është ndalur.

Arsyeja e këtij pezullimi është e një natyre burokratike, një stop automatik, që dy klubet po përpiqen ta zgjidhin. Lazio në fakt ka detyrimin e merkatos me kosto zero dhe operacioni për huazimin me detyrim është një blerje përfundimtare. Klubet duhet që të perfeksionojnë formulën për të bërë të mundur lëvizjen e mesfushorit.

Akordi ishte përfundimtar dhe nisi shkëmbimi i dokumentacionit, 1 milion euro për huazimin dhe 14 për të drejtën e blerjes. Detyrimi i blerjes lidhet me numrin e ndeshjeve dhe pozicionin e Lazio në klasifikim. Konfirmohet edhe 50% për faturën e rishitjes, megjithatë tani çdo gjë ka mbetur pezull, në pritje të zhvillimeve.

Teilen: