Thursday, 9. April 2026
Sport

Phoenix konfirmon dorëheqjen e MC Kreshës: I ofruam pozitën, por kishte angazhime në koncerte

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kreshnik Fazliu, i njohur si “MC Kresha” është larguar nga klubi i FC Phoenix.

  

Mitrovicasi ka dhënë dorëheqje nga pozita e menaxherit të skuadrës nga Banja e Pejës, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi me anë të një njoftimi, duke treguar edhe arsyet e largimit të tij.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

Tifozë të nderuar,

Dua t’ju informoj rreth një zhvillimi të rëndësishëm në klubin tonë, FC Phoenix, në lidhje me pozitën e menaxherit gjeneral.

Para disa mujave, i kemi ofruar pozitën e menaxherit gjeneral të ekipit tonë Mc Kreshës. Megjithatë kësaj oferte, ai, i cili po kthehej nga angazhime të mëdha në koncerte, nuk mundi të qëndronte afër ekipit dhe, me keqardhje, vendosi të lirojë pozitën e menaxherit.

Si klub, jemi mirënjohës për marrëveshjen dhe i uronim sukses në të ardhmen. Ne po vazhdojmë të punojmë me qëllim të përmirësimit të performancës sonë dhe besojmë tek trajneri ynë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit./Lajmi.net/

  

  


Teilen: