Friday, 13. February 2026
Formula 1

Piastri merr kryesimin e Formula 1

GS 21/04/2025 1 Min. Lesezeit

Oskar Piastri, i Mek Larenit, ka shënuar fitoren e tretë të vitit në Formula 1. Me suksesin arritur sot  në garën Grand Prinx të Arabisë Saudite, Piastri ka dalë edhe në vendin e parë në renditje. 

Piastri përfitoi nga dënimi i Maks Veshtapenit  të Red Bullit në fillim të garës dhe më pas nuk lejoi befasi. 

Vershtapen përfundoi i dyti, ndërsa Çarls Lëklerk i Ferrarit, i treti.  Lando Norris i Mek Larenit që e nisi garën nga vendi i dhjetë, përfundoi në pozitën e katërt. 

Për Piastrin ishte fitorja e tretë nga pesë garat e zhvilluara në edicionin aktual të Formula 1.  Ai ka dhjetë pikë më shumë se Norrisi i vendit të dytë. Vershtapeni është i treti me 87 pikë. 

Teilen: