Euro 2024 mund të jetë turneu i katërt dhe i fundit i Gareth Southgate në krye të kombëtares së Anglisë. Kontrata e ish-mbrojtësit me Federatën e Futbollit skadon në fund të vitit dhe shumë e shohin atë në pankinën e Manchester United sezonin e ardhshëm.
Për këtë foli Jordan Pickford, i cili përsëriti në konferencë se si “spekulimet për të ardhmen e trajnerit nuk bëjnë dallim” për një ekip tërësisht të fokusuar në fitimin e kampionatit europian.
“Mendoj se nuk ka dallim. Mendoj se kemi një qëllim dhe ai është të fitojmë titullin evropian. Ne si lojtarë, mendoj edhe trajneri dhe stafi, jemi të fokusuar në këtë qëllim. Mendoj se të gjitha thashethemet do të diskutohet më pas”, tha Pickford.
/GazetaBlic Sport