Tuesday, 6. October 2026
Futboll

Piers Morgan zbulon prapaskenat: Ronaldo u ndje i tradhtuar, i tha trajnerit ‘ik pirdhu’ dhe u largua

GS 06/10/2026 2 Min. Lesezeit

Marrëdhënia mes Portugalisë dhe Cristiano Ronaldos është përfshirë në një tjetër polemikë, pas detajeve të zbuluara nga gazetari Piers Morgan. Sipas tij, problemi mes CR7 dhe trajnerit Jorge Jesus nuk lidhej me minuta apo privilegje, por me respektimin e marrëveshjeve të bëra mes tyre:

“Nuk ka të bëjë aspak me paratë, famën apo gjëra të tilla. Atij iu dhanë garanci të plota për mënyrën se si do të përdorej. Ai nuk mendoi apo kërkoi kurrë të ishte titullar, aq më pak të luante çdo ndeshje. Donte vetëm që marrëveshjet të respektoheshin”.

Sipas Morgan, marrëveshja parashikonte që Ronaldo të luante të gjithë ndeshjen ndaj Uellsit, por u zëvendësua në minutën e 67-të. Jesus më pas e kishte siguruar se do ta aktivizonte për 30 minuta ndaj Norvegjisë. Ronaldo u ngrit në nxehje, por nuk u fut fare në lojë:

“Për të ishte çështje respekti. I ishte premtuar një gjë dhe ndodhi e kundërta. U ndje i shpërfillur dhe në fund tha ‘ik pirdhu’, hipi në avion dhe u largua”. Morgan shton se Jesus më pas i kërkoi falje privatisht, ndërsa mbetet e paqartë nëse Ronaldo do të rikthehet te Portugalia.

Teilen: