Deklarata pas goleadës në fushën e Frozinones i largoi të gjitha dyshimet në lidhje me atë që Simone Inzagi pret nga skuadra e tij në dy javët e fundit:
Mëkat që ndaj Sasuolos e ndalën ecurinë e golave të shënuar, por duhet të harrojmë 30 fitoret radhazi dhe kemi në dispozicion 2 ndeshje për t’ia dalë. Titulli kampion, ai i yllit të dytë është qëndisur në kraharorin e zikaltërve, por trajneri nga Piaçenca nuk kënaqet me kaq. Kërkon një tjetër hap drejt historisë, jo vetëm të asaj zikaltër, por edhe të futbollit italian.
VETËM 3 HERË- Nga momenti kur kampionati i Serisë A është rikthyer me 20 skuadra, vetëm 3 ekipe ia kanë dalë që të arrijnë 30 fitoret në të njëjtin sezon, Juventusi i Alegrit në vitin 2017-2018, Interi i Mançinit në 2006-2007 dhe Juventusi i Kontes që në fakt ka arritur 33 fitore duke koleksionuar 102 pikë. Të besuarit e Inzagit janë ndalur në 29 fitore dhe kanë në dispozicion ndeshjen në shtëpi kundër Lacios dhe atë në tranfertë me Veronën për të arritur këtë sukses. Për këtë arsye, trajneri nuk ka ndërmend që të bëjë rrotacion si me Sasuolon dhe Frozinonen. Kundër Lacios, e cila është në garë për një vend në Champions, Simone do të luajë me titullarët. Juventusi ka pasur shansin që 2 herë të tjera të arrinte 30 fitore, në sezonet 2016-2017.
REKORD- Inzagi mirëpo mund të thyejë edhe rekordin e pikëve në historinë e zikaltërve, 97 të arritur nga Mançini. Për momentin janë parakaluar 91 pikët e Kontes që fitoi titullin në sezonin 2020-2021. Sa iu përket golave të shënuar, 86, Interi kërkon të arrijë 89 të Kontes. E paarritshme duket Atalanta e sezonit 2019-2020 që ka shënuar 98 gola.
PANORAMASPORT.AL