Friday, 13. February 2026
Formula 1

Pilotët do të kenë mundësi të përdorin ajër të kondicinuar

GS 05/01/2025 1 Min. Lesezeit

Duke nisur nga sezoni i ri i Formulës 1 të gjithë pilotët do të kenë më në fund shansin që të përdorin ajrin e kondiciunuar.

Mësohet se risia konsiston në një veshje specifike, e cila do të jetë e detyrueshme për pilotët nëse temperaturat në ajër do të jenë mbi 30.5 gradë celcius pasi në gabinë temperaturat janë reth 15-20 grade celcius më shumë.

Fanella përshkohet nga tuba rreth 48 metra të gjatë, të cilët ulin temperaturën e trupit të pilotëve me rreth 4.4 gradë celcius. Kjo risi nuk mund të konsiderohete e tillë për Alonson dhe Lëklerk pasi të dy pilotët e kanë provuar gjatë Botërorit që u mbyll pak javë më parë.

Teilen: