Agjenti Mario Giuffredi ka folur për të ardhmen e sulmuesit të Interit, Pio Esposito. Gjatë eventit “Inside The Sport”, ai ka theksuar se lojtari do të qëndrojë shumë gjatë me zikaltrit:
“Është mirë tek Interi, besoj se vullneti i djalit dhe klubit është për të vazhduar së bashku për 10 vitet e ardhshme. Për mua, merkatoja për Pio Esposito nuk ka nisur kurrë dhe nuk do të nisë, është i lumtur të qëndrojë tek Interi dhe të bëjë karrierën e tij aty”.
Ofertat e refuzuara në verë? Agjenti i Esposito komentoi: “Është filozofia e atij që ka kurajë. Tek ne nuk mungojnë talentet, por kurajo. Pio Esposito luante në B dhe u katapultua si protagonist tek Interi. Vergara ishte në B dhe kaloi te Napoli si protagonist. Parisi vjen nga C dhe është i rëndësishëm për Serie A.
Si këto raste ka shumë. Janë edhe Bartesaghi, që ra në D me Milan U23, apo Palestra e Bernasconi, që ishin te U23 me Atalantën. Kur më thonë që nuk kemi futbollistë… Janë gënjeshtra, ne nuk kemi kurajo”.