Friday, 13. February 2026
Sport

Pioli: Do të doja të mbaj Brahim Diaz, të përgatitemi për ndeshjen kundër Juventusit

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Milanit Stefano Pioli ka dhënë një intervistë për ‘DAZN’ pas fitores ndaj Sampdorias:

“Është e qartë se çfarë pësuam të martën, një zhgënjim që e pësuam thellë. Disa zhgënjime janë pjesë e një udhëtimi, por cdo herë që dalim në fushë. ne mund të demonstrojmë cilësitë tona. Sampdoria është një ekip në vështirësi, por ne i kemi përgatitur mirë dhe tani mund të përgatitemi për ndeshjen kundër Juventusit në mënyrën më të mirë të mundshme.

A po shpresoni të mbani Brahim Diaz?

“Ai ka karakteristika të veçanta, ende po rritet shumë. Vullneti është ta mbajë atë, por nuk jam unë ai që bëj tregun e merkatos. Tani le të përqendrohemi në kampionat. /G.D abcnews.al/

Teilen: