• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pioli e qon në “qiell” mesfushorin e ri të Milanit

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka lavdëruar Tijjani Reijnders, duke e quajtur atë një ‘mesfushor total’ sepse ai shkëlqen në shumë fusha.

Reijnders u ble në afatin kalimtar të verës nga AZ Alkmaar pas negociatave midis klubeve që zgjatën pak dhe ishin zhgënjyese nganjëherë, por palët përfundimisht arritën një marrëveshje për 20 milionë euro plus bonuse, përcjell ORAinfo.

Holandezi tashmë është dëshmuar se është një shtesë e rëndësishme për Milanin, duke pasur parasysh shitjen e Sandro Tonalit dhe dëmtimit të Ismael Bennacer. Ai ka qenë një figurë dinamike në të majtë të treshes së mesfushës, duke diktuar shpesh ritmin e lojërave.

Një fragment i podkastit të Mauro Suma në aplikacionin zyrtar të AC Milan shfaqi Pioli duke folur për Reijnders, me komentet e tij të transmetuara nga MilanNews.

“Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, një mesfushor total, i cili është i zoti në drejtimin e topit me kokën lart dhe i aftë për të futur veten në hapësirat që mbrojtja kundërshtare lejon”, tha ai.

Pres gola dhe disa goditje të tjera prej tij, ai di të luajë në role të shumta dhe është një lojtar i një niveli të rëndësishëm”.

Reijnders nisi dje për Holandën kundër Francës, duke treguar se po bën hapa të mëdhenj për klubin dhe vendin. /ORAinfo/

Next Post

Rrëfehet Ibrahimovic, suedezi flet për gjithçka: Tek Inter u bëra më profesionist, Balotelli e hodhi poshtë karrierën e tij. Raiola ishte si baba për mua

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.