• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pioli flet pas disfatës përballë PSG-së

25/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka pranuar se është i shqetësuar në një moment kur skuadra nuk po bën mirë.

Por trajneri i kuqezinjve, pas humbjes 3-0 përballë PSG-së, insistoi se asgjë nuk ishte mbyllur.

“Një rezultat i rëndë, skuadra bëri gjithçka që duhej të bënte, por ne duhej të luanim më mirë, bëmë shumë gabime në aspektin teknik. Ata shfrytëzuan mundësitë që patën, në pjesën e dytë gjithçka u bë më e vështirë.

Mundësia e Pulisiç? Ai mund ta mbante topin pak më shumë përpara se të vendoste nëse do të gjuante apo do të pasonte, por nuk ishte e lehtë të zhvillohej manovër e pastër sepse ata bënin shumë presion.

Je gjithmonë i shqetësuar kur humb dy ndeshje radhazi, unë kam parë gjëra që ne mund t’i zhvillojmë më mirë.

Ne duhet të rritemi, grupi nuk është mbyllur me këtë ndeshje, por qartësisht që duhet të vrapojmë dhe të bëjmë mirë duke filluar nga ndeshja me Napolin.

A më pëlqeu paraqitja? Ne patëm një paraqitje shumë të mirë, duke luajtur më mirë se PSG për 60 minuta.

Pastaj pësimi i golit të dytë mund ta bëjë më të vështirë, u dorëzuam pak. Rikuperuam duke menduar se mund të barazojmë.

Na vjen keq, e interpretuam ashtu siç e kishim përgatitur. Në disa situata ata kishin më shumë cilësi se ne dhe kjo vendosi rezultatin”, tha Pioli pas ndeshjes.

Next Post

Seedorf i “inatosur” me “kuqezinjtë”: Nuk mund të luash në Champions, si në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.