Stefano Pioli do të ketë të test shumë të rëndësishëm këtë të premte, kur Al Nassr do të përballet me Al Hilal të Jorge Jesus në raundin e 9-të të kampionatit saudit.
Trajneri italian, i cili ende vuan disfatën e parë që solli eliminimin nga Kupa e Mbretit, ndeshje në të cilën Cristiano Ronaldo humbi një penallti, ka veçse lëvdata për portugezin.
Në një konferencë për shtypin, Pioli shpjegoi admirimin e tij për Ronaldon:
“E kam parë gjithmonë si një kampion të madh, por mbi të gjitha si një profesionist të madh, me një etikë të shkëlqyer profesionale dhe një kulturë të madhe për t’u shprehur në maksimum në fushë.
Ta takosh Ronaldon është si të takosh një djalë që nuk është më i ri, por me të njëjtin entuziazëm dhe pasion. Kur ishte djalë, ai gjithmonë donte të bënte më të mirën, të shënonte shumë gola dhe të ndihmonte skuadrën. Ndaj ka qenë një surprizë e këndshme”, vazhdoi Pioli, duke pranuar më vonë se fakti që CR7 ishte në Al Nassr e ndihmoi italianin të pranonte ftesën për të zëvendësuar Luís Castron.
“Isha shumë i lumtur që më kontaktoi Al Nassr, sepse kërkoja një eksperiencë ndryshe nga puna 20-vjeçare në Itali. Fakti që Cristiano ishte në ekip, ishte i rëndësishëm dhe unë e pranova ftesën me shumë entuziazëm dhe dëshirë për të qenë i suksesshëm”.
Për sa i përket duelit me skuadrën e Jorge Jesus, Pioli garantoi se do të jetë një ndeshje me vështirësi maksimale.
“Ne do të përballemi me një ekip të pathyeshëm. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme në këtë fazë të sezonit.”
Dy skuadrat i ndajnë tashmë gjashtë pikë në kampionat dhe Al Hilal ka fituar tetë ndeshje të luajtura.