• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pioli “harron” turpërimin në derbi, tekniku italin “mohon” Inter si favorit për titullin kampion

29/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tekniku i “kuqezinjve” të Milan, Stefano Pioli duket e ka hedhur “pas krahëve”, humbjen me “manita” në “derbin e Madoninës” ndaj “zikaltërve” të Inter, me këta të fundit që i mundën rivalët e Milanos, me rezultatin e thellë, 5 me 1.

Në prag të sfidës, të së shtunës, ndaj “shqiponjave” të Lazio, Pioli është shprehur se pavarësisht humbjes në derbi, nuk i sheh rivalët historikë, si pretendentët për titullin kampion, por një tjetër “gjigand” të Serie A.

“Statistikat janë pjesë e të shkuarës dhe nuk do të merremi me to. Në fund të majit do të shohim se kush është skuadra më e fortë, por unë shoh Juventus si favorit, që nuk ka kupa dhe do të përqendrojë të gjithë forcën te kampionati”,- u shpreh tekniku italian.

Më tej, Pioli foli dhe për sfidën e nesërme ndaj Lazio, ku do të përqëndrohen maksimalisht për të arritur fitoren, si dhe tregoi më shumë edhe për përgatitjet e kryera, për sfidën e së mërkurës, në Champions League, ndaj Borussia Dortmund.

“Lazio është një kundërshtar i vështirë, por humbja në derbi na ka bërë që të hyjmë në fushë me përqendrim maksimal. Na presin dy ndeshje shumë të komplikuara, pasi të mërkurën do të luajmë në Gjermani ndaj Dortmundit, por jemi përgatitur të marrim maksimumin”,- tha tekniku 57-vjeçar. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Jose Mourinhos i zhgënjyer flet për startin e dobët të Romës këtë sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.