Probleme për Milanin: Pas Giroud, Pioli humbet edhe një tjetër yll për derbin me Interin.
Probleme për Piolin, Milan humbet një tjetër yll për derbin me Interin.
Milan do të jetë pa Fikayo Tomorin në derbin ndaj Interit, pasiqë ky i fundit është i suspenduar pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Romës.
Përveç Tomorit, derbin rrezikon ta humbasë edhe Olivier Giroud, i cili u lëndua me përfaqësuesen e Francës.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë në stërvitje ka pësuar lëndim edhe Pierre Kalulu, i cili duhet ta zëvendësonte Tomorin në derbi.
Kalulu ka pësuar një lëndim muskulor dhe është detyruar ta braktis stërvitjen, ndërsa së shpejti pritet që të dalin rezultatet e ekzaminimeve.