Monday, 6. April 2026
Sport

Pioli ka arsye për të buzëqeshur, Zhiru rikthehet në stërvitje dhe është gati për derbin me Interin

GS 14/09/2023 1 Min. Lesezeit

Olivie Zhiru është rikthyer sot në stërvitje me Milanin, dy ditë para derbit kundër Interit. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “Calciomercato.com”.

CAIRATE, ITALY - OCTOBER 23: Head Coach Stefano Pioli speaks with Olivier Giroud during an AC Milan training session at Milanello on October 23, 2022 in Cairate, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/AC Milan via Getty Images)

Një lajm i mirë për Piolin, i cili mund të mbështetet tek sulmuesi francez.

Ai e ka nisur sezonin në formë të mirë, duke shënuar katër gola dhe dhënë një asist në tre ndeshjet e para.

Sa i përket lojtarëve të tjerë, Pier Kalulu nuk është në dispozicion të grupit dhe shumë shpejt do të bëjë disa analiza mjekësore për të ekzaminuar dëmtimin e muskujve që ai pësoi në fillim të kësaj jave.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: