Milani humbet Samuel Çukuezen, në prag të duelit me Juventusin. Sulmuesi nigerian u dëmtua me kombëtare e Nigerisë dhe tashmë është kthyer në Milanelo, teksa bëhet me dije se pritet të qëndrojë jashtë fushave për afro 1 muaj.
Çukueze pësoi një dëmtim në kofshën e majtë, teksa nuk mundi të aktivizohej në duelin ndaj Mozambikut. Pas rikthimit në Milanelo, nigeriani ka nisur procesin e rehabilitimt. Sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli pas pushimit të radhës në mes të nëntorit kur do të luajnë sërish kombëtaret.
Çukueze pritet të mungojë në duelet ndaj Juventusit, Napolit, Udinezes dhe Leçes, si dhe duelin e dyfishtë në Champions ndaj PSG.
PANORAMASPORT.AL