• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pioli: Mund të shkojmë deri në fund dhe të fitojmë Europa League

07/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan do të luajë sot në Europa League ndaj Slavia Pragë, një ndeshje vendimtare për sezonin e kuqezinjve. Trajneri Stefano Pioli, pak orë para fillimit të kësaj sfide, karikon të tijtë, duke besuar se Milan mund t’ia dalë mbanë t’i shkojë deri në fund këtij turneu.

“Ne duhet të mendojmë se mund ta fitojmë këtë kupë. Fillimisht duhet të luajmë mirë për të kaluar në raundin tjetër. Ndoshta është gabim të shikojmë shumë përpara, por duam të ëndërrojmë”, tha Stefano Pioli.

“Ne po përballemi me një kundërshtar që ka humbur vetëm në Romë në fazën e grupeve. Natyrisht, brenda nesh kemi entuziazmin të mendojmë se mund të arrijmë deri në fund”, tha më tej trajneri i kuqezinjve.

“Në Europë kemi bërë disa hapa të mëdhenj, por këtë gjë duhet ta tregojmë edhe një herë sot në fushën e lojës. Slavia është një ekip shumë intensiv, i cili vrapon shumë”, tha Pioli.

“Ata luajnë me tre lojtarë sulmues që janë shumë afër, fizikë dhe të shpejtë. Kanë cilësi të mirë në përgjithësi dhe një trajner që e ka mbajtur nivelin e lartë për shumë vite, edhe kur ai bën shumë ndryshime”, u shpreh Pioli.

“Mbrojtja jonë tani po paraqitet mjaft mirë dhe duhet ta shfrytëzoj të gjithë potencialin e saj. Ne jemi Milan, kemi një histori të rëndësishme në Europë dhe duam të shkojmë deri në fund”, tha Pioli.

Next Post

Sulmohen me thika dhe grabiten dy tifozë anglezë në Romë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.