Nga organika aktuale e Milanit në verë do të largohen disa futbollistë. Portierët dhe profile të padobishme për projektin do të bëjnë valixhet, por edhe duhen zëvendësuar. Nga përforcimet që Stefano Pioli mësohet t’u ketë kërkuar drejtuesve spikat emri i Sergej Milinkoviç- Saviçit.
Mesfushori në sezonin e tij të parë (2015) me bardhekaltrit ka pasur si trajner pikërisht teknikun aktual të kuqezinjve. Përshtatja e tij me ekipin e ri edhe falë Piolit, i cili tashmë dëshiron ta ketë përsëri nën urdhra, e mundësisht sa më shpjet. Serbit i skadon kontrata pas një viti dhe ka bërë të ditur me kohë që nuk dëshiron të rinovojë. Pas 7 vjetësh në kryeqytetin italian dhe në moshën 28-vjeçare, Milinkoviç-Saviç dëshiron një përvojë tjetër, e mundësisht në një nivel më të lartë.
TRANSFERIMI – Me kontratën e lojtarit që skadon në qershor 2024, Lacio nuk mund të pretendojë më shumë se 25- 30 milionë euro. Shifra është disi e lartë për një lojtar që pas 12 muajsh do të jetë i lirë të firmosë me këdo. Në këto kushte, Milani duhet të bisedojë për një çmim më të arsyeshëm, duku mëshuar në vullnetin e lojtarit ose të presë fundin e kontratës, diçka që nuk do të ishte ekonomike për një shoqëri që i ndjek më vëmendje financat si Lacios. Sinjale largimi, përveç vetë serbit, ka dhënë edhe Igli Tare, i cili jo më larg se dje ka konfirmuar mundësinë e mbylljes së raportit mes MilinkoviçSaviçit dhe Lacios.
MESFUSHORI TJETËR – “Djalli” është gjithashtu i interesuar për Mateo Kovaçiçin. I lindur në 1994-ën, mesfushori kroat dikur pjesë e Interit dhe Realit të Madridit, ka ende një vit kontratë më Çelsin, por nuk përjashtohet shitja e tij në verë. Ai do të ishte zëvendësuesi më ideal për Ismael Benaserin, duke u nisur nga aftësia dribluese dhe vizioni i lojës. Përvoja e tij është një plus i madh, pasi ka mbi 12 vjet që luan në nivelet më të larta, pavarësisht se edhe për shkaqe moshe (32 vjeç) kontributi i tij nuk mund të jetë ai i ditëve të arta. Pjesë stabël e Kroacisë në botërorët e fundit, Kovaçiç do të ishte një goditje me vlerë 15-18 milionë euro për arkat kuqezi.
REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL