• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pioli në prag të derbit të Milanos: Nuk më interesojnë kritikat e askujt! Bëjmë gjithçka kundër Interit, është çështje krenarie

21/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan dhe Inter do të përballen nesër në mbrëmje në derbin e dytë të këtij sezoni. Një derbi vendimtar për zikaltërit pasi një trepikësh në këtë sfidë, do t’i garantonte matematikisht titullin kampion. Në prag të këtij dueli, trajneri Stefano Pioli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

pioli

“Ndeshja ndaj Interit është një mundësi për t’u ringritur. Vendosini çfarë emri të doni, quajeni një ndeshje për krenarinë, për përgjegjësinë apo për flamurin. Për klasifikimin, apo për eliminimin nga Liga e Europës, unë di që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Një fitore në derbi ka shumë domethënie. Nuk dua që të flitet për mua, është folur shumë këto kohë dhe kjo nuk i bën mirë askujt.

Kritikat? Milani im mund të bëj edhe më shumë. Mua nuk më interesojnë kritikat, gazetarët dhe tifozët mund të flasin sa të duan. Ka nga ata që i bëjnë kritikat duke pasur respekt, ka edhe nga ata që nuk e bëjnë në këtë formë. Pres që në stadium të jenë 70.000 tifozë në mbështetje të skuadrës, nuk duhet t’iu interesojë Pioli, por Milani. Në derbi duhet të bëjmë gjithçka që skuadra tjetër të mos e fitojë ndeshjen”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xherdan Shaqiri ia sheh sherrin grekut! Mediumi zviceran: E hidhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.