• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pioli: Po lind një Milan i bukur, krenar që jam trajneri i Giroud

22/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Serie A me kuqezinjtë që fituan në transfertë ndaj Bolognas me shifrat 0-2. Loja e kuqezinjve ishte argëtuese, sidomos në fraksionin e parë aty ku u shënuan edhe dy golat e ndeshjes me autor Olivier Giroud dhe Christian Pulisic.

Blerjet e verës treguan se ishin në lartësinë e duhur ndërkohë që pas sfidës, trajneri Stefano Pioli i bëri elozhe të tijve. Tekniku i Milanit theksoi se Leao është një futbollist me fuqi të jashtëzakonshme ndërsa shtoi se Mike Maignan është një lider ashtu si ka qenë më parë Zlatan Ibrahimovic.

“Pashë disa gjëra të bukura në ndeshje, duhet të punojmë pak me ekuilibrin në fushë, por të rinjtë janë integruar shumë mirë. Jam i lumtur me merkaton që kanë bërë drejtuesit dhe kam bindjen se po formohet një grup shumë i bukur.

Të rinjtë po japin maksimumin për t’u integruar dhe për t’u mësuar me futbollin e ri që praktikojnë këtu te Milan. E di që do të na ndihmojnë shumë dhe do të jenë mjaft të rëndësishëm përgjatë sezonit. Pulisic është një “xhol”, por unë e shoh më shumë në të djathtë se sa në të majtë”, është shprehur trajneri italian./ h.ll/abcnews.al

 

Next Post

​Guardiola i nënshtrohet një operacioni urgjent

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.