Pioli kërkon përforcime te Milani, zbulohet se prioritet është sulmi.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pret përforcime, veçanërisht në sulm ku sulmuesi i Lens, Lois Openda është prioriteti i kuqezinjve.
Milani tashmë po përgatitet për sezonin e ri 2023/24, pasi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për të tretin sezon radhazi.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Pioli ka kërkuar përforcime, veçanërisht në fazën e sulmit.
Olivier Giroud ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2024, por Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet ndërsa Ante Rebic dhe Divock Origi janë nxjerrë në shitje.
Sulmuesi i Lens, Openda, i cili ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje këtë sezon në Ligue 1 thuhet se është prioriteti i Milanit, por problemei qëndron se klubi francez ka një marrëveshje me 23-vjeçarin deri në qershor 2027.
Alvaro Morata (Atletico Madrid), Gianluca Scamacca (West Ham) dhe Marko Arnautovic (Bologna) janë gjithashtu të monitoruar nga gjigantët e Serie A.
Ndërkohë, bisedimet me Chelsean për Ruben Loftus-Cheek vazhdojnë ndërsa Daichi Kamada pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Milanin gjatë ditëve në vijim, duke iu bashkuar klubit si lojtar i lirë nga Eintracht Frankfurt.