• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pira, më i miri i xhiros së pestë

17/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Malishevës, Qëndrim Pira është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

FFK-ja, ka njoftuar të martën se Pira është nderuar me çmimin “Ylli i Javës”, I cili ndahet pas përfundimit të secilës xhiro për lojtarin më paraqitjen më të mirë.

Komisioni i Veteranëve të futbollit, e ka vlerësuar Pirën si më të mirin, i cili ishte ndër më të merituarit për fitoren e Malishevës 3:1 në udhëtim te Dukagjini i Klinës.

Pira ishte lojtari më i rëndësishëm te Malisheva, ku krahas mbrojtjes së mirë, ai kontribuoi me gol dhe asistim në këtë fitore të rëndësishme.

Pas pranimit të çmimit, Pira është shprehur tejet i lumtur që është vlerësuar si më i miri I javës.

Ai ka thënë se është ndjerë mirë që ka arritur ta ndihmoj ekipin e tij të marrë një tjetër fitore të rëndësishme këtë sezon.

Po ashtu, ka zbuluar se edhe këtë sezon, synimi i Malishevës është të përfundoj në pjesën e epërme të tabelës.

Aktualisht, Malisheva ka tubuar 10 pikë në katër ndeshje të zhvilluara dhe së bashku me Ballkanin e Suharekën, janë ekipet e vetme që ende nuk dinë për humbje këtë sezon.

Next Post

Mungon vetëm zyrtarizimi i Piolit në Arabi, feston edhe Milani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.