• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pirlo rikthehet në Itali, detajet e akordit me klubin historik

27/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andrea Pirlo rikthehet në stol. Ish-mesfushori unik, ndër të rrallët që luajti me Milanin, Juventusin dhe Interin, tri klubet më të mëdha në Itali, ka vendosur të nisë aventurën e tretë si trajner.

44-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Sampdorias. 

Skuadra e njohur italiane, dështoi totalisht në sezonin e fundit dhe u rrëzua në Serie B. Dhe objektivi i Pirlos është ta rikthejë mes më të mirëve.

Sky Sport shkruan se pas tri takimeve mes tij dhe presidentit Radrizzani, u arrit akordi final. Pirlo do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin nga Xhenova. Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Pirlo e nisi karrierën si trajneri i Juventusit. Me bardhezinjtë fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë. Ndërkohë, sezonin e fundit e kaloi në Superligën turke.

Në stolin e Karagumruk, skuadër të cilën e drejtoi deri më 24 maj.

Next Post

Koulibaly: Paratë dhe vendi mysliman ishin arsyet që u transferova në Arabinë Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.