Ka përfunduar pjesa e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Italisë.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “De Grolsch” u shënuan dy gola, ku Spanja dhe Italia hyjnë në pushim duke barazuar 1:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Yeremi Pino, i cili kaloi Spanjën në epërsi duke shënuar qysh në minutën e 4’ për 1:0.
Ndërkaq, golin e barazimit për Italinë e shënoi Ciro Immobile, i cili në minutën e 11’ shënon nga penalltia për 1:1.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.