Saturday, 28. February 2026
Futboll

Pjesa e parë e “Der Klassiker”, futbollisti më i kërkuar në Bundesligë befason Bayern-in (video)

GS 28/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Signal Iduna Park” po luhet “Der Klassiker” mes Borussia Dortmund-it dhe Bayern Munich, dy vendeve të para në Bundesligë. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 në favorin e verdhezinjve.

Në minutën e 20-të, Nico Schlotterbeck bëri një ndërhyrje kafshërore ndaj Josip Stanisic, por mbrojtësi i Dortmundit u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. Në minutën e 27-të, Schlotterbeck bëhet sërish protagonist, këtë herë duke zhbllokuar shifrat dhe duke shënuar me kokë, pas krosimit të Daniel Svensson nga goditja e dënimit.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për verdhezinjtë. Diferenca mes Bayern dhe Dortmund është 8 pikë, por në rast se ndeshja përfundon në këtë rezultat, pra me fitoren e verdhezinjve, rihapet gara për titullin në Bundesligë, duke qenë se distanca do të jetë vetëm 5 pikë.

SHIKOGOLIN

Teilen: