Wednesday, 11. March 2026
Sport

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Milano Cortina 2026, në fokusin e ANOC: Colturi shkroi historinë!

GS 11/03/2026 2 Min. Lesezeit

Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, që u transmetuan ekskluzivisht në ekranin e RTSH, ishin të veçanta për Shqipërinë, sepse për herë të parë në historinë e këtyre Olimpiadave u përfaqësua me 4 sportistë. Në këtë aktivitet morrën pjesë skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Për këtë fakt Shqipëria e Milano Cortina 2026 ka qenë në fokusin e ANOC (Shoqata e Komiteteve Olimpike Kombëtare), që ka sjellë në vëmendje disa detaje në faqen e vet zyrtare, ku konkretisht shkruhet:

Ekipi i Shqipërisë regjistroi në Milano Cortina 2026 pjesëmarrjen më të madhe të sportistëve në Lojërat Olimpike Dimërore, me katër sportistë të skive, të udhëhequr nga mbajtësit e flamurit Denni Xhepa dhe Lara Colturi.

Ylli 19-vjeçar i skive, Lara Colturi, bëri historinë kombëtare! Ajo mori pjesë në Slalomin për femra dhe siguroi një vend të 10-të të jashtëzakonshëm, rezultati më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga një sportist shqiptar në Lojërat Dimërore.

Denni Xhepa u përball me një orar të ngjeshur në alpet e pamëshirshme italiane dhe përfundoi me sukses si Slalomin gjigant, ashtu edhe Super-G për meshkuj, për të përfunduar në vendin e 34-t në në të dyja garat.

Postimi i ANOC shoqërohet me disa foto të sportistëve dhe delegacionit shqiptar nga aktiviteti në Milano Cortina 2026.

Teilen: