Wednesday, 28. October 2026
Sport

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”.

Sipas policisë, 28-vjeçari S. Z. (T.) ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, e cila po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.

/rtsh.al/

Teilen: