Tuesday, 24. November 2026
Sport

Plagosje me thikë në Fier, 17-vjeçari godet 29-vjeçarin pas një sherri dhe largohet, policia në ndjekje

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 17-vjeçar ka goditur me thikë një 29-vjeçar pas një konflikti mes tyre.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:20 në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku janë konfliktuar shtetasit me iniciale B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç. Gjatë përplasjes, 17-vjeçari dyshohet se e ka goditur me mjet prerës (thikë) të riun dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit, ndërsa shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

/rtsh.al/

 

Teilen: