• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Plaket La Liga dhe kap moshën rekord, kampionati spanjoll më i moshuari pas… Andorrës

14/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portali i specializuar në merkaton e lojtarëve, “Transfermarkt”, ka bërë një analizë të kampionateve të futbollit në Europë. Duke iu referuar sezonit të kaluar, ky portal ka bërë një panoramë të futbollit europian, duke llogaritur moshën mesatare të lojtarëve në kampionatet që luhen në kontinentin tonë.

la liga

Treguesit janë vërtet interesantë dhe tregojnë se ndër kampionatet më të rëndësishme në Europë, La Liga është kampionati me moshën mesatare më të lartë në Europë, 27.2 vjeç. Në tërësi, duke llogaritur të gjitha kampionatet, La Liga është kampionati i dytë më i moshuar në Europë, teksa para saj qëndron vetëm kampionati i Andorrës, që kryeson këtë listë të veçantë me 28.2 vite. Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm në La Liga kanë luajtur aktivizimi i lojtarëve të moshuar si Hoakin 42 vjeç – lojtari i Betisit u tërhoq në mbylljen e sezonit që lamë pas – apo Diego Lopez me 41 vite mbi supe.

Largimi i tyre dhe afrimi i lojtarëve të rinj si Endrik, Vitor Roke, Bellingam apo të tjerë pritet të përmirësojë treguesin e moshës, por të paktën duke iu referuar sezonit të kaluar La Liga është kampionati i dytë më i plakur në Europë. Nëse marrim parasysh pesë ligat kryesore europiane, Spanja mban vendin e parë me moshën mesatare më të lartë. Është 0.8 vite përpara Premier League në Angli, i dyti, ndërsa është më shumë se dy vjet më i vjetër se Ligue 1 në Francë.

LIGAT KRYESORE MË POSHTË – Anglia (26.4 vite), pothuajse një vit prapa, do të ishte e dyta në këtë listë nëse e kufizojmë atë vetëm në pesë ligat kryesore. Vetëm dy futbollistë iu afruan barrierës së 40 viteve, Tiago Silva dhe Lukas Fabianski. Sa i përket Italisë (25.7 vite) është një rast shumë kurioz: pesë futbollistë kanë luajtur në Serinë A me më shumë se 40 vjeç – Marketi, Kualjarela, Kordaz, Ibrahimoviç dhe Pegolo – ndërsa vetëm pesë e kanë bërë këtë nën moshën madhore – Romero, Ntanda, Karboni, Bek dhe Pafundi. Nga ana tjetër, Bundesliga (25.3 vite) ka qenë gjithmonë djepi i talenteve të mëdha dhe këtë e dëshmon mosha mesatare e saj, e katërta më e ulëta ndër pesë ligat kryesore. Së fundi, në Ligue 1 (25.0 vite) gjejmë mesataren më të ulët brenda këtij grupi të përzgjedhur.

ligat

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Befasi! Kyle Walker arrin marrëveshje me Bayern Munich

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.