Karlo Ançeloti do të ketë një nga dyshet më vdekjeprurëse në futbollin botëror, Vinicius dhe Mbappe.
Puna e italianit nuk do të jetë e lehtë, pasi të dy ndihen rehat duke hyrë nga krahu i majtë. Ata fillojnë nga ai pozicion për të marrë qendrën dhe hyrë në zonë, për të shfrytëzuar më pas të djathtën e tyre, pavarësisht se të dy e përdorin shumë mirë këmbën e majtë.
Në atë pozicion, të dy lojtarët janë rritur dhe shkëlqejnë dhe detyra e italianit do të jetë t’i bëjë ata të funksionojnë për të përfituar maksimalisht nga talenti i secilit. Këtë sezon, Ançeloti ka punuar me brazilianin që të përshtatet edhe në rolet e tjera jashtë korsisë së majtë.
Ndoshta ka qenë i detyruar që ta bëjë atë, në pritje të ardhjes së Mbapesë në mënyrë që me të dy në fushë, të alternohen.
Por edhe francezi ka luajtur në qendër të sulmit te PSG-ja sezonin e fundit.
Dhe të dy janë përgjigjur në mënyrë perfekte.
Në fakt, statistikat e tyre e mbështesin këtë rol të ri, duke qenë golashënuesit më të mirë të skuadrave të tyre në sezonin e përfunduar së fundmi dhe thyer rekordet personale: 44 gola dhe 10 asiste për francezin dhe 24-11 për brazilianin. Nëse italiani zgjedh të luajë me 4-4-2, të dy do të alternojnë pozicionet e sulmit, me Bellingamin pas, për të përfunduar në një sulm që mund të jetë edhe më vdekjeprurës.
Si Mbape ashtu edhe Vinicius lëvizin mes mbrojtësve të qendrës, në të djathtë ose në të majtë, pozicione që tani do të alternohen me Bellingamin që balancon sulmin.
Dhe anglezi ka treguar gjithashtu forcën e tij me 23 gola dhe 13 asistie, të cilat kanë thyer të gjitha pritshmëritë në vitin e tij të parë me madrilenët.