Sunday, 24. May 2026
Sport

Plas “bomba” te Bajerni, Joshua Kimish i tërbon për rinovimin

GS 28/02/2025 2 Min. Lesezeit

Pas 426 ndeshjeve zyrtare me Bajern Mynih dhe një mori titujsh, rrugët e skuadrës bavareze dhe Joshua Kimish mund të ndahen këtë verë. Siç raportojnë mediat gjermane si “BILD” dhe “Sky”, klubi i Mynihut ka tërhequr ofertën për rinovimin e kontratës me një prej kapitenëve të tij.PA-45364431-scaled

Kontrata i përfundon më 30 qershor 2025. Edhe pse kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë rinovim në muajt e ardhshëm (marrëveshja mund të arrihet ende), nuk do të jetë me shifrat e propozuara në ofertën e parë të Bajernit, një kontratë pak më e mirë se ajo aktuale, në të cilën ai fiton rreth 20 milionë euro në sezon. Por në mbledhjen e bordit të së hënës u vendos që të tërhiqej oferta e klubit pasi “lojtari ishte shumë hezitues”.

Tani, të dyja palët janë ende në negociata, edhe pas tërheqjes së ofertës… por “është e dyshimtë që klubi t’i ofrojë të njëjtat kushte si më parë”. Bordi i bavarezëve nuk i kupton dyshimet e Kimish nëse do të rinovojë apo jo, sidomos duke pasur parasysh ofertën e madhe financiare që iu paraqit. Ata duan një vendim të shpejtë nga mbrojtësi/mesfushori. Ndërkohë, tashmë kanë nisur spekulimet për të ardhmen e ndërkombëtarit gjerman. Premier Liga, për shkak të kërkesave ekonomike, duket si destinacioni ideal… por Barcelona dhe Real Madridi janë përmendur në të kaluarën. Megjithatë,

“MARCA” raportoi janarin e kaluar se ai nuk ishte në orbitën e klubit. Kontrata Joshua Kimish i skadon në verë dhe rreziku që 30- vjeçari të largohet falas nga Mynihu është shumë i madh. Kartoni i tij kushton sipas “Transfermarkt” jo më pak se 50 milionë euro.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: