• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Plas grushti te Partizani, babai i futbollistiti godet anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

04/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jashtë duket sikur gjithçka shkon mirë, por situata brenda Partizanit po “zien”. “Panorama Sport” mëson se gjatë stërvitjes së pasdites së djeshme shoferi i autobusit të klubit, Argent Lala, ka sulmuar fizikisht Pano Xhixhon, i cili “de fakto” është këshilltar në klub, ndërsa zyrtarisht mban postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së. Përveç kësaj, të paktën nga ajo që flitet në “korridore”, Xhixho ka rol në vendimet që merren te Partizani. Burime në skuadër bëjnë me dije se shkaku i kësaj përplasjeje ka qenë trajtimi që klubi i ka bërë futbollistit Franci Lala, i cili është i biri i Argentit. Mbrojtësi i rritur në akademinë e klubit u rikthye gjatë kësaj vere në skuadrën e kuqe, por fillimisht Abilaliaj dhe më pas Veselinoviç e kanë mënjanuar totalisht, duke mos e përfshirë as në listën e lojtarëve për ndeshje.

Gjërat mësohet se kanë degraduar në seancën e djeshme, kur lojtari është lënë të bëjë vrapime anës fushës. Në këtë moment duket se gjakrat janë nxehur dhe babai i futbollistit, që shërben në klub prej afro dy dekadash, ka sulmuar fizikisht me grushte Pano Xhixhon. Lala ka konsideruar Xhixhon si një nga shkaqet që djali i tij është injoruar nga ana e stafit dhe në gjaknxehtësi e sipër ka ndërmarrë këtë veprim aspak të përshtatshëm.

Pas sherrit mësohet se është njoftuar presidenti Demi, i cili menjëherë ka vendosur shkarkimin e shoferit të klubit. Drejtori Abilaliaj nuk kanë qenë i pranishëm në stadium në momentin e përplasjes, teksa ky incident komprometon shumë të ardhmen e Franci Lalës në ekip.

Next Post

Capello: Sjellje prej fëmije kapriçioz e Leao dhe Hernandez, po të më kishte ndodhur mua...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.