• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Plas kaosi te rivalët e Shqipërisë në grupin e EURO 2024, Fernando Santos nuk i hap telefonin drejtuesve të Federatës Polake

23/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të luajë një ndeshje vendimtare ndaj Polonisë në muajin shtator në kualifikueset e Euro 2024 dhe duket se rivalët kryesorë të kuqezinjve, me të cilët jemi në garë për një nag dy vendet e para që të çojnë në Gjermani, po kalojnë një situatë shumë kaotike.

fernando santos

Sikur të mos mjaftonte mungesa e rezultateve, tani është përhapur lajmi se trajneri Fernando Santos është gati t’u japë lamtumirën polakëve për të pranuar një ofertë në Arabinë Saudite. Tekniku portugez mori drejtimin e Polonisë në shkurt  dhe deri tani gjërat nuk kanë shkuar mirë, me një humbje përballë Moldavisë që ka bërë shumë bujë e ka shkaktuar pakënaqësi për zgjedhjet e tij.

Një natë më parë, mediat në Arabinë Saudite publikuan lajmin se ai do të pranojë ofertën e Al Shabab dhe se është gati të mbyllë edhe me penalitet marrëveshjen me Federatën Polake që tani. Kjo e fundit, sot doli me një komunikatë të shkurtër në rrjetet sociale, duke përgënjeshtruar pjesërisht largimin e Fernado Santos.

“Trajneri është aktualisht me pushime. Një javë më parë ai ishte në Poloni për të ndjekur Superkupën mes Rakov dhe Legia dhe nuk kishte sinjale nga ai për ndryshimin e planeve të tij profesionale”, shkruhej në njoftimin e Federatës e cila qartësisht nuk përjashtonte mundësinë e largimit të trajnerit.

Sipas mediave polake, që me përhapjen e këtij lajmi, Fernando Santos nuk i ka hapur telefonin drejtuesve të Federatës që kërkonin sqarime për lajmet e përhapura në Arabinë Saudite. Situatë që shton edhe më shumë kaosin te Polonia e që padyshim bën më të favorshme situatën për kuqezinjtë e Silvinjos para sfidës së 10 shtatorit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Presidenti i Clujit: Ka interesim për Ermal Krasniqin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.