• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Plas te Bajerni! Krisje totale mes klubit dhe yllit të ri të skuadrës, gati të përfitojë gjigandi anglez

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigjiozja gjer mane “Bild” ka shpërthyer “bombën” ditën e djeshme se talenti dhe lojtari më i shtrenjtë në vlerën, sipas “Transferkmarkt”, Xhamal Musiala (110 milion euro), ka ndërprerë procesin e zgjatjes së kontratës me Bajernin, e cila skadon në vitin 2026.

musiala

ARSYEJA- Sipas burimit të mësipërm, pala e lojtarit është zmbrapsur pas rishqyrtimit të vendimit nga Musiala, i cili kërkon ende kohë për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen.

Ai do të pres vijimësinë e klubit në këtë sezon dhe nëse ekipi i Tomas Tuhelit ia del të kurorëzohet në frontet brenda vendit si Kupa dhe Bundesliga, e pasuar me sukses në Champions, nuk do të linte shteg dyshimesh te 20-vjeçari gjerman për të firmosur bashkëpunimin me klubin e Bajernit.

Vetëm para pak javësh “bambi” (pseudonim, i cili i referohet Xhamal Musialës) u shpreh se Premier Liga angleze është liga e preferuar, çka mori trajtën e një sinjali për klubet kryesore, e ku e la të hapur edhe mundësinë e largimit nga Bajerni në të ardhmen.

PËRFSHIRJA E LIVERPULIT- Kaq ka mjaftuar për Jurgen Klopin dhe Liverpulin të ngrejnë “antenat” e interesimit. “Bild” shkon me tej se “reds”-at janë të gatshëm të bëjnë çmenduri financiare në hipotekimin e Musialës.

Anglezët janë në gjendje të depozitojnë në arkat e bavarezëve mbi 100 milionë euro, kotë e cila nuk do të përbënte problem, marrë në konsideratë mundësinë e shitjes së Mohamed Salahut në Arabi.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Sot luhet përballja e Superkupës Kosovë-Diasporë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.