Ndërsa ditën e djeshme u raportua se Monza ishte e interesuar për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani, në “vija” të përgjithshme.
Sot, kjo qasje është “kanalizuar” dhe ka arritur deri në lëvizje konkrete. Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se Monza ka ofruar 8 milionë euro në adresim të Interit për të arritur te Asllani.
Qëllimi i ekipit në fjalë, përkon me zëvendësimin e kapitenit dhe liderit Matteo Pessina, i cili vuan nga dëmtim i rëndë dhe nuk ka një datë të saktë rikthimi.
Nga krahu tjetër, kampionët e Serie A kërkojnë 12-15 milionë euro, kuotë ndjeshëm më e lartë, krahas asaj që ofron ekipi fqinj (Monza dhe Milano janë qytet fqinje). Gjithesesi, për 24-vjeçarin elbasanas, kjo është oferta më e mirë e ardhur drejt Interit.